Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

PDK, LDK dhe AAK nuk duan koalicion me VV-në: Kush do ta formojë Qeverinë e re?

Rezultati preliminar i zgjedhjeve të 9 shkurtit ka lënë të hapur shumë mundësi për formimin e Qeverisë së re. Ky rezultat mundëson disa skenar për t`i bërë institucionet e reja.

Ndonëse VV-ja ka dal partia e parë, ajo nuk mund ta formojë qeverinë e re vetëm me pakicat jo serbe. Në anën tjetër, PDK-ja, LDK-ja dhe AAK-ja, që e kanë fituar shumicën shqiptare, i kanë thënë “jo” bashkëpunimit me VV-në.

Me votat që i kanë marrë këto tri parti mund të formojnë Qeverinë e re vetëm me pakicat serbe.

Deri me tani, kandidatët për kryeministër të PDK-së dhe AAK-së publikisht kanë përjashtuar çdo mundësi të bashkëpunimit me partinë në pushtet.

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka bërë me dije se PDK-ja nuk do të përfshihet në asnjë koalicion me VV-në.

Në një konferencë për media, ai ka thënë se PDK-ja dhe VV-ja kanë dallime të mëdha.

Qytetarët me vullnetin e tyre politik i kanë besuar opozitës, prandaj në këto zgjedhje kanë fuqizuar partitë opozitare. Kjo më obligon mua dhe PDK si partia më e madhe opozitare që të sillemi në mënyrë të përgjegjshme për ta respektuar vullnetin e shumicës shqiptare për ndryshim. Ne nuk do të përfshihemi në asnjë koalicion me Lëvizjen Vetëvendosje. Kemi dallime të mëdha”, ka thënë Hamza, duke përmendur dallimet që PDK-ja ka me VV-në.

Ata duan pushtet absolut. Nuk kanë as program dhe gjatë fushatës ikën nga ballafaqimi edhe në studiot e debateve. Ata i ofenduan kundërshtarët politikë dhe qytetarët. Ata nxitën urrejtje, kurse ne bashkimin dhe bashkëpunimin. Prandaj, ne e kemi detyrim dhe përgjegjësi që t’ju japim qytetarëve qeverinë që ata duan dhe që e kanë votuar. Si partia e dytë më e madhe, ne do t’i ndërmarrim hapat e nevojshëm, në kohën e duhur, për ta zbatuar vullnetin e shumicës së votuesve. Ne do të punojmë që t’ju japim qytetarëve qeverinë për të cilën kanë votuar shumica”, ka thënë Hamza

Edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka mohuar çdo mundësi të bashkëpunimit me VV-në.

Në një konferencë për media, ai ka thënë do të ndihmoj formimin e një qeveria nga partitë opozitare.

Unë mendoj që është në nderin tim që të ndihmoj një qeveri të opozitës assesi me LVV, pra me zotin Kurti”, ka thënë Haradinaj.

Kurse, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë me dije se LDK-ja do të dalë me qëndrime përfundimtare pas numërimit përfundimtar të votave.

Në këtë fazë, vazhdojmë me numërimin e votave të mbetura; sidomos ato në mërgatë. Pas numërimit përfundimtar, LDK do të ofrojë qëndrimet e veta politike”, ka shkruar Abdixhiku në profilin e tij në “Facebook”.

Skenarët e mundshëm

Njohësit e rrethanave politike kanë bërë me dije se rezultati i zgjedhjeve i jep mundësi që edhe partitë opozitare mund ta formojnë Qeverinë e re.

Analisti Shenoll Muharremi ai ka thënë se pushtet nuk i ka numrat e nevojshëm.

Kush po e formon qeverinë? Kush i ka votat? Për momentin, nuk i ka askush. Të gjithë shpresojnë dhe zhvillojnë modelet e tyre. Pushteti nuk duket se i ka numrat, edhe pse ka deklaruar se do ta formojë qeverinë. Si do ta formojë? Kjo është pyetja. Deri më tani, asnjë variant nuk e konfirmon këtë bazuar në rezultatet dhe të dhënat që kemi në dispozicion”, ka shkruar ai në profilin e tij në “Facebook”, duke shtuar se opozita e ka shumicën shqiptare.

Opozita? Ka fituar më shumë vota sesa pushteti, por a dëshirojnë të formojnë qeverinë bashkë? Kjo opozitë nuk ka bashkëpunuar gjatë katër viteve aq sa është dashur. A duhet të supozojmë sot se do të bashkëpunojnë? Nuk mund të përjashtojmë papjekurinë e opozitës në ndërtimin e një bashkëpunimi strategjik. Aktualisht, kjo duket më shumë si një situatë ku partitë politike nuk kanë vullnet dhe dëshirë të bashkëpunojnë me njëra-tjetrën. Nëse nuk ndodh ndonjë ndryshim befasues apo një ndërhyrje e fuqishme nga jashtë, kjo situatë mund të na çojë drejt zgjedhjeve të reja”, ka shkruar Muharremi.

Edhe analisti Ylli Hoxha ka bërë me dije se VV-ja nuk i ka numrat për formimin e Qeverisë së re.

Sipas gjitha gjasave LVV do të ketë spektër 46-49 deputetët varësisht përqindjes së votave në diasporë. Pjesa tjetër e opozitës do të jetë 51-54 nga rezultateve. Varësisht nga rezultati i votave të diasporës. Do të kemi pushtet që i ka votat dhe do i duhet së paku 12 vota ose më shumë për të krijuar qeverinë. Lista Serbe mundet vetëm një të e humb deputetin në Parlament. Ky rezultat e bën të pamundur krijimin e një qeverie nga vet Lëvizja Vetëvendosje me minoritetet pakicë joserbe. Do i duhet prurje tjetër, ose individuale ose partiake, pa një koalicion ose AAK-Nisma, PDK e LDK. Teoritikisht nuk ekzistojnë numrat”, ka thënë Hoxha ne emisionin “Debat Plus”.

Sipas tij, edhe opozita ka mundësi që të formon qeverinë e re.

Opozita nëse i ka 51-52-53 deputetë dhe nuk e ka homogjenitetin pjesa e votuesve së pakicave joserbe. E kanë të vështirë krijimin e qeverisë, por jo të pamundur. Si duket nuk kemi asnjë opsion me kriju qeverinë nëse s’përfshihet Lista Serbe. Kjo do të bjerë situatë kur do të jetë e pamundur krijimi i qeverisë, përveç bashkëpunimit mes dy partive shqiptare”, është shprehur Hoxha.

Sipas rezultateve preliminare të KQZ-së, ju janë numëruar 99.17% të votave, LVV ka 40.83%, PDK22.15%, LDK 17.59%, AAK-Nisma 7.47%, Lista Serbe 4.43%.

Në këtë rezultat nuk janë ftuar votat e diasporës dhe votat me kusht, të cilat nuk janë numëruar ende.

Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Të ngjashme

Lajme

Në Dhomat e Specializuara të Kosovës (DhSK) në Hagë është marrë vendim për vazhdimin e masës së paraburgimit ndaj Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit...

Lajme

Shkëlqim Pllana, 17-vjeç dhe Malsor Pllana, 19-vjeç humbën jetën tragjikisht në një aksident trafiku, dy vjet më parë, në afërsi të fshatit Gojbulë të...

Lajme

Një grua është gjetur e vdekur sot në një apartament në Prishtinë, në rrugën ”Afrim Zhitia”, rreth orës 11:30. Zëdhënësi i Policisë së Kosovës...

Lajme

Me pikëllim të thellë, familja Mulolli ka njoftuar për ndarjen nga jeta të nipit të tyre të dashur, Valon (Mustafë) Mulolli, i cili u...

Lajme

Gazeta Momenti brenda burimeve të Koalicionit për Kosovën Fituese, ka mësuar emrat e deputetëve që kanë fituar ulëset në Kuvend. 1.Ramush Haradinaj 2. Fatmir...

Lajme

Gazeta Momenti brenda VV-së ka mësuar ekskluzivjsht emrat e 20 deputetëve të VV-së që kanë fituar mandatin. 1.Albin Kurti 2.Glauk Konjufca 3.Donika Gërvalla 4.Faton...

Home
Video
Lajme
Sport
Profile