Partia Demokratike e Kosovës ka shpërndarë listën për zgjedhjet e 7 qershorit.
Kandidati për kryeministër, Bedri Hamza, theksoi se lista e tyre është e përbërë me profesionistë të dëshmuar në punë dhe angazhim publik.
Përveç energjisë së re, lista përfshin edhe përvojë, duke ofruar hapësirë për kuadro të rinj.
Hamza deklaroi se në ditët në vijim do të prezantojnë programin e tyre për shtetin dhe qytetarët.
Ai inkurajoi qytetarët të votojnë për të ardhmen e vendit më 7 qershor, duke i ftuar ata të besojnë në Kosovë.
