Site icon Lajmeria.info

Pep Guardiola konfirmon largimin nga Manchester City por nuk përjashton rikthimin e mundshëm në të ardhmen

Pep Guardiola ka konfirmuar se do të largohet nga roli i trajnerit pas përfundimit të aventurës së tij me Manchester City, por nuk e ka përjashtuar mundësinë e një rikthimi në të ardhmen, madje as drejtimin e Kombëtares së Anglisë.

Trajneri spanjoll, i cili po mbyll një periudhë 10-vjeçare në “Etihad”, deklaroi se ka nevojë për pushim pas një karriere të gjatë dhe intensive në krye të Barcelona, Bayern Munich dhe Manchester Cityt. “Për një kohë të gjatë nuk do të jem trajner.

Kjo është e vetmja gjë që di me siguri.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Përndryshe, do të isha ende këtu”, u shpreh Guardiola. “Sinqerisht, e meritoj të bëj një pushim”, vazhdoi Pep.

Ai shtoi se pas shumë viteve suksesi dhe presioni në nivelin më të lartë të futbollit evropian, ndjen se ka fituar të drejtën për të kaluar kohë larg futbollit.

Megjithatë, Guardiola nuk e mbylli plotësisht derën për një rikthim në të ardhmen apo për marrjen e një kombëtareje. “Nuk kam asnjë plan konkret për të ardhmen time”, tha ai kur u pyet nëse do të ishte i interesuar të drejtonte Anglinë. “Dua të pushoj dhe të rikuperoj kohën që kam humbur me fëmijët e mi, edhe pse tani janë rritur.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Ka shumë gjëra që nuk i kam bërë dhe dua t’i bëj”. “Kështu që nuk mendoj fare për futbollin për momentin.

Duhet të pushoj, të reflektoj dhe të analizoj gjithçka që kam përjetuar gjatë 17 apo 18 viteve të mia te Barcelona, në Gjermani dhe këtu.

Pastaj do të shohim çfarë do të ndodhë.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version