Në Komandën e Doktrinës dhe Stërvitjes së Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) është përmbyllur Kursi Bazik për Xhenierë Luftarakë.
Ky kurs kishte për qëllim përgatitjen e pjesëtarëve me njohuri teorike dhe aftësi praktike në fushën e xhenios luftarake, përfshirë ndërtimin e fortifikimeve fushore, demolimet, kalimin e pengesave ujore, zbulimin dhe pastrimin e pengesave, si dhe përdorimin e pajisjeve xheniere.
Trajnimi u realizua sipas standardeve profesionale, duke u fokusuar në zhvillimin e aftësive teknike, disiplinës, punës ekipore dhe gatishmërisë operacionale të pjesëmarrësve.
Përfundimi me sukses i këtij kursi paraqet një hap të rëndësishëm në ngritjen e kapaciteteve profesionale të personelit të FSK-së dhe kontribuon në rritjen e gatishmërisë së njësive për përmbushjen e misioneve të tyre.
