Site icon Lajmeria.info

Përfunduan ndeshjet e javës së 36-të në Superligën e Kosovës: Malisheva nënkampione, Drenica fiton për mbijetesë

Ndeshjet e javës së 36-të në Superligën e Kosovës përfunduan me verdiktet e fundit të kampionatit.

Malisheva arriti për herë të parë në histori ta mbyllë sezonin si nënkampione, duke fituar ndeshjen kundër Dritës me rezultat 3-2.

Drenica fitoi me 2-1 ndaj Prishtinës duke siguruar tri pikë të rëndësishme për mbijetesë.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Gjilani triumfoi ndaj Prishtinës së Re me 3-2.

Llapi fitoi ndaj Ferizajt por do të luajë në barazh.

Në renditjen përfundimtare të Superligës, Drita u shpallet kampione me 66 pikë, ndërsa Malisheva renditet e dyta me 59 pikë.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Ballkani mbylli në vendin e tretë me 58 pikë.

Dukagjini u rendit në vendin e katërt me 51 pikë, ndërsa Gjilani dhe Drenica me 51 dhe 50 pikë respektivisht.

Prishtina dhe Llapi mbyllën në vendet e shtatë dhe të tetë me 49 pikë secila dhe do të luajnë në barazh për të vendosur fatin e tyre.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version