Site icon Lajmeria.info

Përleshje të rënda midis tifozëve dhe policisë pas fitores së PSG në Champions League

Rreth 219 persona kanë pësuar lëndime të rënda në përleshjet midis tifozëve të futbollit dhe policisë në të gjithë Francën, pasi Paris Saint-Germain (PSG) fitoi finalen e Champions League kundër Arsenalit mbrëmë.

Ministri i Brendshëm, Laurent Nunez, raporton se tetë persona janë në gjendje të rëndë, ndërsa mijëra oficerë ishin të vendosur për të frenuar trazirat që prishën shërbimet e transportit publik në Paris.

Pesëdhjetë e shtatë prej tyre u plagosën, ndërsa 780 persona u arrestuan për dhunë, me 450 të tjerë në paraburgim.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Një person u gjet i vdekur pas një aksidenti në rrugën unazore të Parisit, të cilën protestuesit u përpoqën ta bllokonin gjatë natës.

Rreth 6,000 policë janë mobilizuar për paradën e fitores të së dielës afër kullës Eiffel.

Ministri i Brendshëm tha se forcat e sigurisë do të jenë ‘të vendosura’ në përgjigjen e tyre. ‘Ne jemi një vend i shkëlqyer për ruajtjen e rendit publik.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Ne lejojmë lirinë e tubimit, por jo teprimet,’ tha ai.

Exit mobile version