Lajme
Përmendet edhe në aktakuzën e re ndaj Nagip Krasniqit: Pse Dejona Mihali është e përfshirë në çdo aferë të pushtetit?
Pretendimet se Dejona Mihali kontrollon gjithçka në Vetëvendosje po vërtetohen çdo ditë. Një gjë e tillë po konfirmohet edhe nga organet e drejtësisë. Në aktakuzën e re ndaj ish-kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi, Koordinatorja e Komiteteve në Vetëvendosje, përmendet disa herë.
Për këtë çështje, ajo është intervistuar nga prokuroria në cilësinë e dëshmitares. Madje, Prokuroria Speciale ka thënë se zyrtarja e lartë e VV-së është intervistuar për disa çështje penale, të cilat është duke i hetuar prokuroria.
Publikimi i dosjeve të prokurorisë nga mediat ka treguar nivelin e përfshirjes së Mihalit në aferat korruptive të Qeverisë Kurti.
Pothuajse në çdo grup të komunikimeve që ka krijuar partia në pushtet gjendet edhe Mihali.
Në komunikimet që janë publikuar, ajo shihet duke urdhëruar zyrtarët publikë, duke përfshirë edhe ish-kryeshefin e KEK-ut. Para prokurorëve, ajo ka treguar se pse është marrë me këtë çështje.
Aktakuza e dytë për Krasniqin, dëshmia e Mihalit
Prokuroria Speciale e Kosovës të premten e javës së kaluar ka ngritur aktakuzë të re ndaj ish-kryeshefit të Korporatës Energjetike të Kosovës (KEK), Nagip Krasniqi.
Portali “Betimi për Drejtësi” ka publikuar aktakuzën, derisa aty flitet edhe për dëshminë e Dejona Mihalit, “mashës” së VV-së, gjatë paraqitjes së saj në Prokurori.
“Sqaron se të pandehurin Nagip Krasniqi e kishte njohur në kuadër të këtij komiteti nga viti 2009-2010 si ekspert të kësaj fushe. Ndërkaq, pas emërimit të të njëjtit si kryeshef ekzekutiv në KEK, e kishte takuar një apo dy herë dhe kishin diskutuar lidhur me krizën energjetike. Dëshmon se në emër të Lëvizjes Vetëvendosje kishte kërkuar informacione mbi gjendjen energjetike dhe se përmes platformave sociale ËhatsApp, Signal, Viber, e-mail dhe telefon kishte komunikuar disa herë, ku kishin diskutuar për gjendjen energjetike, komunikime lidhur me disa sinjalizime nga persona anonim që kishin marr lidhur me remontin e Kosovës A, por edhe disa artikuj nga portalet elektronike.”, citohet se ka deklaruar Mihali.
Në dëshminë e saj, ajo ka folur edhe për një grup në “Whatsapp’, ku bënte pjesë edhe kryeministri Albin Kurti.
“Më tutje sqaron se shkëmbimi i informacioneve ishte brenda një grupi kolegial dhe të bashkëpunimit të mëhershëm dhe se nuk kishte të bënte me pozicione duke shtuar se kjo ishte puna e saj e përditshme si koordinatore e Lëvizjes duke qenë se kishte marr pjesë në hartimin e programit qeverisës të Lëvizjes Vetëvendosje. Po ashtu, shton se nuk i kujtohen të gjitha bisedat dhe konsultimet sepse nuk kishin qenë në vëmendjen e saj.” – citohet të ketë deklaruar Mihali.
Urdhrat për ish-shefin e KEK-ut
Në tetor të vitit të kaluar, gazeta Nacionale ka publikuar disa komunikimet të Dejona Mihalit me Nagip Krasniqin në platformën “Signal”.
Nga përmbajtja e tyre komunikimeve shihet se si komisarja e VV-së e urdhëron për takim në parti Krasninqin.
Madje, e udhëzon që të vendos kapelë.
“A po vjen te ne…me kapelë :)”.
Në këto komunikime del Mihali e përcillte me vëmendje secilin raportim për skandalet energjetik. Madje, të njëjtat ia përcillte ish-kryeshefit të KEK-ut.
Në njërën prej bisedave, Mihali e informon Nagip Krasniqin për shkrimet e mediave se kompania GEN e lidhur me Martin Berishajn, ambasadorin e Kosovës në Kroaci, kishte përfituar 4.2 milionë euro gjatë kohës së krizës energjetike.
Para këtij raportimi, dorëzohet edhe Nagip Krasniqi, i cili e konfirmon se “pak a shumë është i vërtetë”.
Mihali ia ka dërguar Krasniqit linkun e portalit Reporteri, përderisa reagimi i Nagip Krasniqit ishte i menjëhershëm.
Për këto çështje, Mihali ishte intervistuar më 20 shator nga Prokuroria Speciale e Kosovës.
Në njoftimin për media të prokurorisë ishte thënë se MIhali është intervistuar në cilësinë e dëshmitares për disa çështje penale.
“Pas interesimit për të marr informacion nga një numër i madh i gazetarëve, Prokuroria Speciale informon se sot, Dejona Mihali, është paraqitur në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie. E njëjta është duke u intervistuar në cilësinë e dëshmitares për disa çështje penale, të cilat kjo prokurori i ka në hetim”, ishte thënë në njoftimin e Prokurorisë Speciale.
-
Lajme3 weeks ago
“Qëndrimi i Kurtit po shkund Serbinë, Vuçiqin dhe…”, analisti “trondit” opozitën dhe jep parashikimin “e keq” për Vuçiqin
-
Botë3 weeks ago
Abraham: Stop dialogut të rremë Kosovë-Serbi – sulmi në “Ibër-Lepenc” i realizuar nga aktorë shtetërorë
-
ShowBiz4 weeks ago
Driloni i thotë në sy Sarës se mund të eliminohet sonte, ja si i përgjigjet ajo (VIDEO)
-
Lajme2 weeks ago
Një tërmet është ndjerë në Kosovë para pak minutash.
-
Shkencë3 weeks ago
Vullneti “bombardohet” me pyetje nga banorët në darkën e të nominuarve – Ja reagimi i tij! (VIDEO)
-
Shkencë3 weeks ago
Çka po ndodh në Big Brother debat i ashpër mes Drilonit dhe Gresës
-
ShowBiz4 weeks ago
LIVE| Nis spektali ‘Prime’, plot surpriza e rrëfime (VIDEO)
-
ShowBiz4 weeks ago
“Të dua edhe më shumë”, motra i jep mbështetje Vullnetit pas rrëfimit të tij