Në prag të zgjedhjeve të 7 qershorit, një nga emrat që po tërheq vëmendjen më të madhe të opinionit publik është ai i Përparim Grudës, kandidatit me numrin 4 në listën e Partisë Demokratike të Kosovës. ‘Kush është Përparim Gruda?’ – është pyetja që po dëgjohet gjithnjë e më shpesh nga qytetarët, teksa profesori i së drejtës kushtetuese po shquhet si një nga figurat më të artikuluara dhe më bindëse në debatet politike.
Prof.
Dr.
Përparim Gruda është profesor i së drejtës kushtetuese në Fakultetin Juridik në Mitrovicë dhe ka një profil të respektuar akademik edhe në arenën ndërkombëtare.
Përveç suksesit profesional, ata që e njohin e përshkruajnë Përparim Grudën si një njeri të urtë, të mençur, të guximshëm dhe tejet njerëzor, cilësi që e kanë afruar me qytetarët kudo në Kosovë.
Familja e tij mban një histori sakrifice për lirinë e vendit, me babain e tij dhe vëllain e tij të përfshirë në luftën për lirinë e Kosovës.
Duke iu drejtuar qytetarëve në prag të zgjedhjeve, kandidati ka përcjellë një mesazh të qartë: ‘Më 7 qershor, të gjithë bashkë, ecim me hapin e ri – që ta stopojmë krizën dhe ta ndryshojmë Kosovën’.
