Site icon Lajmeria.info

Përparim Rama njofton se projekti i penetrimit të Veternikut është përfunduar

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se është finalizuar projekti i penetrimit të Veternikut.

Sipas postimit të Ramës në Facebook, përmes këtij investimi do të krijohet një lidhje e re ndërmjet Rrugës A dhe Lagjes Emshir, me qëllim lehtësimin e qarkullimit dhe shkarkimin e trafikut në hyrje të kryeqytetit. “Projekti i penetrimit të Veternikut është finalizuar.

Me këtë investim krijojmë një lidhje të re ndërmjet Rrugës A dhe lagjes Emshir, duke lehtësuar ndjeshëm qarkullimin dhe duke shkarkuar trafikun në hyrje të Prishtinës, veçanërisht për automjetet që vijnë nga Gjilani, Ferizaj dhe autostrada”, shkroi Rama.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version