48 orë patën kohë të pushojnë dhe të mendojnë.
Mirëpo as në këtë të enjte nuk është që iu ra të kalojnë kohë të gjatë në parlament e të lodhen fort deputetët e zgjedhur, raporton Klan Kosova.
Në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit, pas asaj të ndërprerë para dy ditësh, LDK nuk kishte ndryshuar qëndrim sa i përket votimit të raportit të Komisionit për verifikimin e mandatave.
E për PDK-në, gjërat në politikë mund të lëvizin shpejtë.
Kurse heshtjen në pyetjet e gazetarëve e ka si përgjigje kryeministri i dorëhequr, Albin Kurti.
Shenja optimizmi shfaqi deputeti i zgjedhur, Fatmir Limaj.
Për sagën e krijuar ku të zgjedhurit e popullit nuk po arrijnë as ta bëjnë betimin për legjislaturën e nëntë, ka një përshkrim interesant Bekë Berisha i AAK-së.
Kronikën e plotë e gjeni në vijim: