Një individ është arrestuar në Prishtinë pasi dyshohet se ka sulmuar fizikisht vëllanë e tij.
Sipas viktimës, i dyshuari kishte tentuar të dal me veturë në qytet në gjendje të dehur, por nuk iu lejua, duke çuar në sulmin ndaj vëllait.
Policia ka njoftuar se i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë me vendim të prokurorit.
