Kandidati për deputet nga AAK, Lahi Brahimsj, është takuar me qytetarët e pesë fshtrave të Deçanit, nga ku ka marr përkrahje.
Postimi i tij:
Çdo lagje e fshat është zgjuar, duke e kuptuar se koha për ndryshim ka ardhur. Sot, te banorët e Ratishit të Ultë e të Epërm, Maznikut, Dashinocit e Vranocit të Vogël, pashë të njëjtën dashuri për vendin, të njëjtin shqetësim për gjendjen. Ky popull krenar që dikur luftoi për liri, sot kërkon siguri dhe zhvillim.
Zëri i këtyre njerëzve punëtorë e atdhedashës është i qartë: Kosova meriton më shumë se kjo qeveri e dështuar që po na çon prapa çdo ditë. Bashkë do ta ndërtojmë Kosovën Fituese.
Kosova Fituese 1️⃣3️⃣7️⃣
Ramush Haradinaj 1️⃣
Lahi Brahimaj 9️⃣0️⃣