Site icon Lajmeria

Plagosja në kryeqytet: Vëllezërit 17 dhe 11-vjeç nisen për shërim në Romë

Është dërguar për shërim në Romë 17-vjeçari i cili mbeti i plagosur mbrëmë në Tiranë.

Sipas burimeve të A2 CNN, rreth orës 22:00 për shërim jashtë vendit pritet të niset edhe vëllai i tij 11-vjeçar, i cili është në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Atentati me 4 persona të plagosur ndodhi mbrëmjen e së enjtes në zonën e Lundrës, në Tiranë, mes të cilëve edhe dy të mitur.

Ata po udhëtonin në të njëjtën makinë dhe ndaj tyre është qëlluar me breshëri nga një automjet tjetër që i kishte zënë pritë.

Exit mobile version