Site icon Lajmeria.info

Plagosje me armë zjarri në Vushtrri: Katër të shoqëruar në polici

Katër persona janë shoqëruar në polici, pas plagosjes së një personi këtë të enjte në Vushtrri.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, tha se katër të shoqëruarit dyshohet se ishin pjesëmarrës në ngjarje.

I dyshuari për plagosjen është ende në arrati, ndërsa policia po vazhdon kërkimet për kapjen e tij.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Plagosuri është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit.

Exit mobile version