Një individ u plagos gjatë një konfrontimi me forcat policore në Mamurras të Shqipërisë.
Ngjarja ka ndodhur gjatë së martës, ku i plagosuri është dërguar për trajtim në Spitalin e Traumës në Tiranë.
Sipas mediave shqiptare, personi u qëllua nga policia gjatë një operacioni për neutralizimin e tij.
Autoritetet ende nuk kanë sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes dhe pritet një reagim zyrtar nga policia për detajet e incidentit.
