Site icon Lajmeria.info

Plagosje në Pejë: Person i plagosur në rrugën ‘Mbreti Pirro’

Mbrëmjen e sotme në qytetin e Pejës, një person ka mbetur i plagosur, sipas zëdhënësit të Policisë së Pejës, Fadil Gashit.

Ngjarja ka ndodhur në rrugën ‘Mbreti Pirro’ dhe burime nga Klankosova.tv bëjnë të ditur se plagosja ka ndodhur në rezultat të shtënave me armë zjarri.

Klankosova.tv gjithashtu ka siguruar pamje nga vendi i ngjarjes.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version