Gruaja shqiptare është mesatarisht 2 vite më e moshuar se burri shqiptar.
Sipas të dhënave të INSTAT, mosha mediane e burrave në Shqipëri në vitin 2024 është 43,1 vjeç, ndërsa për gratë është 45,4 vjeç – diferenca është 2,3 vjet.
Në këtë transformim demografik, gratë po shfaqen si grupi që po plaket më shpejt.
Sipas INSTAT, mosha mediane e grave ka arritur në 45,4 vjeç, duke kaluar për herë të parë pragun e 45 viteve.
Ky fenomen po bëhet gjithnjë e më i dukshëm teksa brezat e rinj po tkurren për shkak të rënies së lindjeve dhe emigracionit të vazhdueshëm.
Në fund të vitit 2024, vendi kishte 2,36 milionë banorë, 1,2% më pak se një vit më parë.
Një faktor tjetër që po përshpejton plakjen është emigracioni.
Për ekonominë, kjo përkthehet në sfida konkrete.
Nëse trendi aktual vazhdon, Shqipëria mund të përballet brenda pak dekadash me një strukturë popullsie ku grupmoshat e treta do të kenë peshë gjithnjë e më të madhe, ndërsa brezat e rinj do të jenë gjithnjë e më të paktë.
Dhe siç tregojnë shifrat e INSTAT, kjo plakje po ndihet më fort te gratë sesa te burrat.
