Site icon Lajmeria

“Plotësova karakterin tim gjatë këtyre 120 ditëve”/ Laerti flet për përvojën e tij në BBVA 4: Dëshira do ishte të vazhdoja, por…

Ndërsa emocionet e prekjes së finishit janë kaq pranë, Laert Vasili, një nga katër finalistët e këtij edicioni të Big Brother Vip Albania 4, rrëfeu atë çka ndjen pas 120 ditësh në shtëpi…

Laerti tha se gjatë këtyre 120 ditëve qëndrim në shtëpinë e Big Brother VIP përjetoi shumë lloje emocionesh dhe se kjo eksperiencë plotësoi përfundimisht karakterin e tij.

“Ardhja këtu në datën 21 dhjetor, më dha mundësinë të kaloja të gjithë jetën time në 4 muaj. Edhe në çast mund të fluturosh nga lumturia, por ata që e kanë krijuar këtë program 120 ditë e kanë menduar si shtatzënia që nga dita e parë tek e fundit duhet për të plotësuar përfundimisht karakterin e një personi

Dëshira do ishte që të vazhdoja të rrija sepse një gjiro bëmë me makinë dhe sikur mu mor fryma. Por përgjegjësitë që kam aty jashtë më thërrasin. Tashmë ju e njihni mamanë time. Edhe kur i urova ditëlindjen i thashë “komandante” sepse edhe kur ndërroi jetë babai më jepte ajo force mua dhe jo unë asaj që kishte humbur njeriun e jetës”, tha Laerti.

“Besoj që vërtetova që në finale nuk shkohet vetëm me ngacmime dhe debate. Shpresoj të kem bërë krenar mamanë, time motër dhe babanë që më shikon nga lart”, u shpreh banori finalist i BBVA 4.

Exit mobile version