Site icon Lajmeria.info

Policia arreston në Prizren personin e dënuar për lëndim trupor

Një person i dënuar me shtatë muaj burg për veprën penale ‘Lëndim i lehtë trupor’ është arrestuar nga Policia në Prizren.

Pas veprimeve operative dhe hetimore, i dyshuari me inicialet F.S. është lokalizuar dhe arrestuar.

Ai ishte në kërkim për shkak të një vendimi gjyqësor të plotfuqishëm.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Pas arrestimit, F.S. është dërguar në burg për të ekzekutuar dënimin e tij.

Exit mobile version