Në një operacion të shpejtë pas marrjes së informacionit, policia ka arrestuar në fshatin Paldenicë të Hanit të Elezit personin e kërkuar me urdhër të gjykatës për vuajtjen e dënimit me burg për veprën penale ‘Sulm seksual’.
Personi M.B., 57 vjeç, është kapur nga njësitë policore dhe është dërguar për vuajtje të dënimit në institucionin korrektues.
