Site icon Lajmeria.info

Policia e Kosovës falënderon veprimin e ndershmëm të një qytetari: Kuleta dhe hollat i kthehen pronarit

Rasti ka ndodhur mbrëmjen e së premtes, transmeton Klankosova.tv.

Zyrtarët policorë, bazuar në dokumentacionin e gjetur në kuletë, kanë identifikuar pronarin, ndërsa pas procedurave të nevojshme të verifikimit, kuleta dhe të hollat i janë kthyer atij.

Pronari i kuletës ka shprehur mirënjohjen e tij ndaj vajzës për veprimin e ndershëm si dhe ndaj zyrtarëve policorë për angazhimin e treguar.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Policia e Kosovës e ka vlerësuar lart këtë gjest qytetar dhe ka falënderuar të miturën për ndershmërinë dhe përgjegjësinë e treguar.

Veprime të tilla përbëjnë shembuj pozitivë për shoqërinë dhe kontribuojnë në forcimin e besimit dhe bashkëpunimit ndërmjet qytetarëve dhe Policisë së Kosovës, thotë policia në njoftim, transmeton Klankosova.tv.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version