Policia e Kosovës ka bërë me dije se sot ka kapur një mjet në veri të Mitrovicës, i cili ishte raportuar si i vjedhur në Fushë Kosovë.
Pas pranimit të informacionit për mjetin e vjedhur, janë ndërmarrë të gjitha veprimet dhe mjeti është gjetur në Mitrovicë të Veriut.
Një 20-vjeçar është shoqëruar në polici si person i dyshuar. “Në stacion policor, si person i dyshuar është shoqëruar A.
H. (2006), drejtuesi i mjetit.”, thuhet në njoftim.
Pasi rasti u fillua në një qytet tjetër, lënda është transferuar për trajtim në Stacionin Policor në Fushë Kosovë.





















You must be logged in to post a comment Login