Policia e Kosovës ka informuar qytetarët për një fushatë mashtruese që po qarkullon përmes mesazheve SMS, ku pretendohet se kanë gjoba trafiku të papaguara dhe u kërkohet të klikojnë në link për pagesë.
Këto mesazhe janë tentativë mashtrimi për të vjedhur të dhënat personale dhe bankare.
Qytetarët duhet të jenë të kujdesshëm, pasi SMS nuk janë zyrtare dhe nuk kanë lidhje me policinë e Kosovës.
Policia po monitoron situatën për të parandaluar raste të mashtrimeve online dhe për të mbrojtur qytetarët nga aktivitetet kriminale kibernetike.
