Site icon Lajmeria.info

Policia e Kosovës përmbyll trajnimin për operimin e dronëve Skydio dhe pranon donacion nga SHBA

Policia e Kosovës ka përmbyllur me sukses trajnimin 15-ditor për operimin e sistemeve ajrore pa pilot (dronë) të tipit Skydio.

Në trajnim pjesëmarrës ishin 12 zyrtarë policorë, të cilët pas përfundimit të pjesës teorike dhe praktike u certifikuan për përdorim profesional dhe të sigurt të sistemeve ajrore pa pilot.

Në kuadër të këtij trajnimi janë përfshirë operimi dhe menaxhimin i dronëve, planifikimi i misioneve fluturuese, procedurat operative dhe të sigurisë, përdorimi i sistemeve inteligjente të navigimit si dhe aplikimi operacional në terren, etj.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Policia e Kosovës njofton se ka pranuar një donacion nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në vlerë prej 273,637.22 dollarë, i cili do të kontribuojë në forcimin e kapaciteteve operative dhe teknologjike të njësive policore, duke ndikuar drejtpërdrejt në rritjen e efikasitetit operacional dhe avancimin e sigurisë publike.

Policia e Republikës së Kosovës shpreh mirënjohje për Ambasadën e SHBA-së, programin ATA, instruktorët dhe partnerët institucionalë për mbështetjen dhe bashkëpunimin e ofruar gjatë realizimit të trajnimit dhe pranimit të donacionit.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version