Policia e Kosovës ka kryer kontrolle në disa shkolla të Mitrovicës së Jugut dhe të Skenderajt.
Gjatë një kontrolli në një shkollë të mesme të lartë në Skenderaj, janë gjetur dy mjete të rrezikshme.
Një nxënës kishte një thikë, ndërsa një tjetër kishte një pistoletë, fishekë, gëzhojë dhe predhë të armës së gjatë.
Të dy nxënësit janë shoqëruar në stacion policor për hetim dhe prokurori ka filluar procedurat ligjore për rastin.
Kontrolli është bërë edhe në tri shkolla të Mitrovicës Jug ku nuk u gjet asnjë mjet i rrezikshëm.
Policia apelon tek nxënësit që të mos mbajnë mjete të rrezikshme në shkollë, pasi kjo paraqet rrezik për sigurinë dhe është e ndaluar me ligj.
