Policia e Rajonit të Prishtinës ka bërë me dije se ka kapur një person të kërkuar me urdhër të gjykatës.
Zyrtarët policorë të Stacionit të Podujevës kanë realizuar operacionin për kapjen e personit me inicialet V.
Rr., i cili ishte i kërkuar për posedim të paautorizuar të narkotikëve.
Pas arrestimit, ai është dërguar për vuajtje të dënimit sipas urdhër të gjykatës.
Autoritetet policore vazhdojnë me përpjekjet për arrestimin e personave të tjerë të kërkuar.
