Policia në Durrës ka bërë kontrolle në zonat turistike për të vlerësuar zhurmën në lokale dhe ambiente ku shërbehet muzikë gjatë sezonit turistik.
Këto kontrolle janë pjesë e masave për sigurinë publike.
Autoritetet kanë testuar zhurmën në ambiente të ndryshme dhe kanë konstatuar se kufiri i lejuar është respektuar.
Po ashtu, janë monitoruar oraret e lejuara për transmetimin e muzikës në ambiente të hapura, që nga ora 11:00 deri në orën 24:00.
