Në Pejë, Drejtoria Rajonale e Policisë ka bërë të ditur se gjatë fundjavës kanë sekuestruar armë dhe municion në disa lokacione të ndryshme.
Në total janë gjetur një pistoletë tip “Beretta”, një armë gjuetie tip “Uzumlu”, një pistoletë tip “M57”, një pistoletë tip “TT”, 25 fishekë, tre karikatorë, një jelek antiplumb, një thikë dhe një radiolidhje.
Autoritetet kanë arrestuar gjashtë persona të dyshuar në lidhje me këto raste.
Pas intervistimit, pesë prej tyre janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa një i dyshuar është ndaluar për 48 orë.
