Site icon Lajmeria.info

Politikanët e Kosovës duhet të fillojnë dialogun strategjik me SHBA-në, thotë analisti Mulliqi

“Pse të mos fillojë dialogu strategjik me Kosovën?

Fundi i fundit, kapitulli strategjik nuk është ndërpartiak, është me popullin, me Kosovën, nuk është me një parti”, deklaroi Mulliqi.

Ai theksoi se politikanët e Kosovës duhet të lëvizin më shumë në drejtim të bashkëpunimit me SHBA-në dhe të marrin parasysh kërkesat e saj.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Sipas Mulliqit, është e padrejtë që Kosovës t’i mohohet një dialog strategjik apo hapja e një kapitulli të ri të bashkëpunimit me Shtetet e Bashkuara. “Nuk kemi ndonjë problem që SHBA-ja ka relacion me Serbinë, por problemi është që ka të padrejta ndaj Kosovës, që është një ndër popujt më të dashur të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Mendoj që edhe politikanët tanë duhet të lëvizin më shumë nga ana e Shteteve të Bashkuara dhe kërkesave të saj, por edhe SHBA-ja, Departamenti i Shtetit dhe Kongresi duhet të jenë më të drejtë ndaj Kosovës”, u shpreh ai.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version