Connect with us

Lajme

Prapaskenat e seancës konstituive të Kuvendit (video)

Në Kuvendin e Republikës së Kosovës po vendoset flamuri kuq e zi.

Deputetja nga Vetëvendosje, Albulena Haxhiu e vendosi këtë simbol afër vendit ku do të qëndronin dy të parët e partisë, Albin Kurti dhe Glauk Konjufca.

Me vendosjen e flamurit, rreth kryetarit Kurtit u mblodhën edhe disa deputetë të tjerë.

Advertisement

Seanca, mbase nuk po shkonte ashtu siç Kurti me bashkëpunëtorë e kishin planifikuar.

Pas dështimit të miratimit të raportit për verifikimin e mandateve të deputetëve, partia fituese u pa në tension.

Kurti vazhdonte bisedat me secilin prej tyre veç e veç, me disa nga larg e me disa në vesh.

Situatë e tensionuar ishte edhe në karriget e anës së djathtë.

Advertisement

Partnerët e koalicionit AAK-Nisma, Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, nuk e shkëmbyen asnjë fjalë.

Megjithatë, Limaj u kujdes që t’i përshëndeste deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

E në këtë seanca, të pranishëm ishin edhe deputetët që kanë të regjistruara më së shumti mungesa, ata të Listës Serbe.

Brenda këtyre minutave, aktiv me mesazhe në telefonin e tij, ishte deputeti i Iniciativës së Re Demokratike, dhe ministri në detyrë, Elbert Krasniqi.

Advertisement

“Në grup multietnik po flitet që edhe Vetoni është propozua për ministër, a është e vërtetë?

“Jo”
Faleminderit. S’kemi marrëveshje për nënkryetar të komuniteteve”.

E pas dështimit, deputetët e të gjitha partive politike lëshuan sallën.

Advertisement
Advertisement
Click to comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Në trend

Copyright © 2024 Lajmeria. powered by Illyrian Space.

Home
Video
Lajme
Sport
Profile