Site icon Lajmeria.info

Presidenti i Iranit: ‘Memorandumi i mirëkuptimit hap i madh drejt ndalimit të luftës’

Presidenti iranian, Masoud Pezeshkian përmes një postimi në “X” është shprehur se një marrëveshje përfundimtare për t’i dhënë fund luftës nuk është arritur ende.

Ai u shpreh se ajo për çka janë pajtuar është hap i madh drejt përfundimit të luftës, raporton Sky News. “Ajo për të cilën është rënë dakord është një hap i rëndësishëm drejt ndalimit të luftës dhe fillimit të negociatave”, tha presidenti i Iranit.

Në një postim të veçantë, ai tha: “Memorandumi i mirëkuptimit që është zhvilluar është rezultat i muajve të dialogut të vazhdueshëm.” Pezeshkian tha se memorandumi ishte një “dokument krenarie” për Iranin dhe këmbënguli se Irani ishte përgatitur për të gjitha opsionet pavarësisht marrëveshjes paraprake.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version