Kryetari i Këshillit Evropian, Antonio Costa, ka bërë një zotim konkret për vendet e Ballkanit Perëndimor para se të nisë vizitën e tij në rajon.
Ai ka theksuar përkushtimin e Bashkimit Evropian ndaj procesit të zgjerimit në Ballkanin Perëndimor.
Costa ka bërë të ditur se do të qëndrojë në gjashtë partnerët e BE-së në Ballkanin Perëndimor duke shprehur angazhimin evropian për rajonin. “Këtë javë do të vizitoj gjashtë partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor.
Vizita ime në rajon dërgon një sinjal të qartë: angazhimi ynë për Ballkanin Perëndimor është real; dhe po ashtu është reale edhe mundësia e zgjerimit”, ka theksuar Costa në një postim në rrjetet sociale.
Costa pritet të zhvillojë takime me liderët e vendeve të rajonit për të diskutuar procesin e integrimit evropian dhe reformat e nevojshme në këtë drejtim.
