Princ Aleksandri lindi paraditen e së premtes në orën 11:11 më 10 korrik 2026.
Lartësia e Saj Mbretërore, Princesha Blerta, solli në jetë Princ Aleksandrin në Spitalin Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”, në Tiranë.
Princ Aleksandri lindi me peshë 3kg 115g, raporton TopChannel, transmeton klankosova.tv.
Princesha Blerta dhe Princ Aleksandri gëzojnë shëndet të plotë.
Princi i Kurorës dhe Princesha Blerta shprehin mirënjohjen e tyre të sinqertë ndaj ekipit mjekësor të Spitalit Universitar Obstetrik-Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë” për kujdesin e jashtëzakonshëm, profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar gjatë kësaj ngjarjeje të gëzueshme”, thuhet në njoftimin zyrtar të Oborrit Mbretëror Shqiptar.
