Klubi kryeqytetas, Prishtina ka njoftuar ndërprerjen e bashkëpunimit me trajnerin Alban Dragusha pas përfundimit të sezonit, duke e falënderuar për kontributin e dhënë në krye të skuadrës.
Dragusha mori drejtimin e skuadrës në fazën e fundit të kampionatit, duke udhëhequr bardhekaltrit në 11 ndeshje.
Në njoftimin e publikuar, Prishtina ka vlerësuar punën e trajnerit gjatë periudhës së kaluar në klub, teksa e ka falënderuar trajnerin për angazhimin e treguar dhe i ka uruar suksese në të ardhmen.
