Në legjislaturën e re të Kuvendit, Prizreni pritet të përfaqësohet me gjithsej tetë deputetë, ku tre do të jenë nga komuniteti shumicë dhe pesë nga komunitetet pakicë.
Lidhja Demokratike e Kosovës do të ketë një deputet, Anton Quni, ndërsa Lëvizja Vetëvendosje do të përfaqësohet me dy deputetë, Artan Abrashi dhe Arbër Rexha.
Ndërsa për komunitetet pakicë, partia e komunitetit turk do të ketë dy deputetë, ndërsa partitë e Emilija Rexhepit dhe Duda Baljes, si dhe VAKAT do të kenë një deputet secila.
