Site icon Lajmeria.info

Problemi i sigurisë në vendin e punës: Në Kosovë, mungesa e monitorimit dhe përfaqësimit të punëtorëve të sektorit privat

Për një problematikë të tillë në rritje, në emisionin Kiks Kosova diskutoi në studio Brikenë Hoxha, nga organizata Inciativa Kosovare për Stabilitet (IKS).

Hoxha tha se sipas statistikave të tyre, vetëm vitin e kaluar në vendin e punës kanë humbur jetën mbi 25 persona. “Për një vit kanë vdekë më shumë se 25 persona në vendin e punës, vitin e kalum në Kosovë, e as ky vit nuk ka nis më mirë sa i përket vdekjeve, sidomos për punëtorët e ndërtimtarisë”, tha ajo.

Si fusha me më së shumti raste kur punëtorët i kanosen rrezikut dhe përfundojnë me fatalitet, ajo përmendi fushën e ndërtimtarisë dhe atë të energjetikës.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Hoxha nga IKS, në Kiks Kosova tha se legjislacioni deri në një pikë është në rregull mirëpo po çalon te pjesa e zbatimit. “Ligji është i mirë, por çalojmë tek zbatimi i legjislacionit dhe monitorimit në terren, natyrisht informaliteti në këto pika është shumë i lartë, kryesisht në ndërtimtari dhe në disa fusha të tjera”, tha Hoxha.

Sipas saj, numri i madh i inspektorëve nuk ka asnjë rëndësi nëse puna dhe përkushtimi i tyre kishte qenë si duhet.

Për të ardhur keq, ajo shtoi, është edhe mungesa e sindikatave për përfaqësim të punëtorëve të sektorit privat. “Vetëm 7% e punëtorëve të sektorit privat janë të përfaqësuar, është vetëm një sindikatë që i mbron punëtorët.

Advertisement. Scroll to continue reading.

I kemi edhe sindikatat e tjera mirëpo kryesisht sindikatat në Kosovë janë të sektorit publik e nuk e di pse punëdhënësit hezitojnë me i leju punëtorët me u përfaqësu, sa merren veç e veç me secilin punëtor”, tha Hoxha për Kiks Kosovën.

Ndiqeni intervistën me Brikena Hoxhën:

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version