Një individ është proceduar penalisht pas dyshimeve se ka kanosur dhe ofenduar zyrtarët policorë gjatë një ndalimi në Lipjan.
Sipas raportit të policisë, ngjarja ka ndodhur më 21 korrik në rrugën ‘Haredin Bajrami’, transmeton Klankosova.tv.
Policia ka ndaluar një automjet me targa të huaja, të drejtuar nga një mashkull kosovar.
Gjatë ndërhyrjes policore, ai dyshohet se ka kanosur dhe ofenduar zyrtarët policorë.
Vendimi për procedimin në procedurë të rregullt është marrë nga prokurori.
