Site icon Lajmeria.info

Procesi i rinumërimit të vendvotimeve në Kosovë – përfunduan 176 nga 185

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve në Kosovë, procesi i rinumërimit të vendvotimeve ka vazhduar me sukses.

Në ditën e parë të rinumërimit janë përfunduar 176 nga gjithsej 185 vendvotime.

Pjesa tjetër, 9 vendvotime, pritet të përfundojnë gjatë paradites së sotme, duke finalizuar kështu procesin e rinumërimit sipas vendimit të KQZ-së.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Në total, 185 vendvotime të rinumëruara përbëjnë 7.41% të gjithsej 2,498 vendvotimeve të rregullta ku është zhvilluar votimi më 7 qershor 2026.

KQZ drejt përmbylljes së rinumërimit, mbesin edhe 9 vendvotime.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version