Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka raportuar se mbi 90 mijë votues kanë pranuar pakon me fletëvotim dhe materialet përcjellëse në kuadër të votimit përmes postës.
Procesi i votimit jashtë Kosovës ka filluar më 21 maj dhe pritet të përfundojë më 6 qershor 2026.
KQZ ka dërguar rreth 105 mijë pako individuale për votuesit e regjistruar, me shpërndarjen e mbi 90 mijë pakove që përmbajnë fletëvotimin, udhëzuesin për votim, zarfin e fshehtësisë dhe zarfin kthyes.
Votuesit janë udhëzuar të dërgojnë zarfin e votës në kutinë postare të vendit përkatës deri më 6 qershor 2026.
Numri i votuesve të regjistruar për votim jashtë Kosovës është 132,212, ndërsa numri i shtetasve të Kosovës me të drejtë vote është 2,092,174.
