Site icon Lajmeria.info

Profesori Baraliu: Partitë politike dhe deputetët duhet të mundësojnë zgjedhjen e presidentit në Kosovë

Profesori i së Drejtës Kushtetuese, Mazllum Baraliu, thekson se partitë politike dhe deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë obligim kushtetues për zgjedhjen e presidentit dhe se formimi i institucioneve nuk duhet të bllokohet nga kalkulimet politike.

Baraliu shton se deputetët janë zgjedhur për të funksionalizuar institucionet dhe jo për ti penguar krijimin e tyre.

Ai thotë se bashkëpunimi ndërmjet pozitës dhe opozitës është i nevojshëm për zgjedhjen e presidentit.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Deputetët duhet të formojnë institucionet për të bërë funksionale institucionet e vendit.

Sipas tij, është e rëndësishme që të respektohet kushtetuta dhe të gjendet një zgjidhje e përbashkët për zgjedhjen e presidentit.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version