Profesori universitar, Milazim Krasnii, ka ngre alarm pas deklaratës së emisarit Richard Grenell, i cili sot tha se të gjithë ndërkombëtarët janë kundër kryeministrit Albin Kurti.
Po ashtu Grenell tha se Kurti është duke mashtruar, pasi ai nuk ka pasur raporte të mira me asnjë administratë në SHBA.
Postimi i Krasniqit:
Pas qëndrimit të prerë nga SHBA se të gjithë janë kundër Kurtit, e ardhmja e Kosovës mund të jetë në rrezik të madh. E vetmja mënyrë që të shmanget rreziku është që më 9 shkurt 2025 Albin Kurti të dërgohet në opozitë. Për këtë moment një rol të madh e kanë qytetarët e pavendosur. Ata mund të kenë arsye të jenë të pakënaqur me të gjitha partitë, por ata e duan Kosovën pa hile. Këtë radhë ata mund ta bëjnë diferencën.Vota e tyre mund të jetë shpëtimtare. Unë i ftoj vëllazërisht që të dalin e të votojnë cilëndo nga partitë opozitare shqiptare. Vota e tyre ka vlerë të shtuar sepse e shpëton vendin nga izolimi e destabilizimi. Slogani për këtë ide: Të pavendosurit mund të vendosin!
