Profesori universitar, Gëzim Qerimi, ka reaguar pas gjogave që PZAP po vendos ndaj partive opozitare, veçmas ndaj Koalicionit për Familjen.
Qerimi, ka shkruar se PZAP po shërben si vegël politike e pushtetit.
Postimi i tij:
PZAP po shërben si vegël politike e pushtetit, duke goditur në mënyrë të hapur opozitën dhe duke shkelur parimet e demokracisë. Vendimet e tij kundër Koalicionit për Familjen nuk janë drejtësi, por diktat politik që i shkon përshtat vetëm regjimeve autokratike. Kjo sjellje e PZAP-it, që sanksionon padrejtësisht një forcë politike për shkak të qëndrimeve të saj, i tejkalon edhe praktikat represive të regjimit jugosllav.
Pushteti i sotëm, përmes institucioneve të kapura, po tenton të shuajë çdo zë ndryshe dhe të deformojë garën zgjedhore. Kjo nuk është vetëm padrejtësi ndaj një subjekti politik, por një kërcënim i hapur ndaj demokracisë dhe të drejtës së qytetarëve për t’u shprehur lirshëm dhe për të zgjedhur lirshëm!