Në zgjedhjet e sotme, mbi 100 prokurorë të shtetit dhe zyrtarë të sistemit prokurorial janë të angazhuar për të kujdesur për procesin zgjedhor në të gjithë territorin e Kosovës.
Qëllimi i tyre është të trajtojnë dhe të procedojnë çdo parregullsi që mund të paraqitet gjatë zgjedhjeve.
Prokurori i Shtetit fton qytetarët, subjektet politike dhe institucionet të denoncojnë raste të dyshimta të keqpërdorimit ose manipulimit të votave tek prokuroritë përkatëse.
