Site icon Lajmeria.info

Prokuroria e Kosovës hedh poshtë kallëzimin penal ndaj minatorëve të Trepçës

Sindikata e Pavarur e Minatorëve të Trepçës ka njoftuar se Prokuroria Speciale e Kosovës ka hedhur poshtë kallëzimin penal ndaj kryetarit të sindikatës, një pjese të kryesisë dhe gjashtë minatorëve, kallëzim i cili ishte bërë nga menaxhmenti i kaluar.

Vendimi i Prokurorisë konsiderohet një moment i rëndësishëm për sindikalizmin në Kosovë, lidhur me grevën 10-ditore të minatorëve të vitit 2023.

Prokuroria ka konstatuar se veprimet e tyre nuk përbëjnë vepër penale, duke mos gjetur asnjë provë për akuzat e sabotimit apo keqpërdorimit të së drejtës së grevës.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Sindikata ka paralajmëruar përgjegjësi ndaj kallëzimeve të rreme dhe ka deklaruar se do të mbrojë dinjitetin e punëtorëve.

Exit mobile version