Site icon Lajmeria.info

Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin për mashtrim ekonomik në Prishtinë

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit E.R, i cili ngarkohet me dy vepra penale, atë të mashtrimit dhe të keqpërdorimit të autorizimeve ekonomike.

Ai është arrestuar nga Policija e Kosovës, derisa Prokuroria ka njoftuar se ka paraqitur në gjykatë kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tij.

Sipas Prokurorisë, i njëjti ka keqpërdorur mjetet financiare të investuara nga një person tjetër, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore, duke i shkaktuar të dëmtuarit dëm material në vlerë prej rreth 500.000 euro. “Kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit është paraqitur pasi Prokuroria vlerëson se janë plotësuar kushtet ligjore të parapara me Kodin e Procedurës Penale për caktimin e kësaj mase, me qëllim të sigurimit të pranisë së të dyshuarit në procedurë penale, zhvillimit të papenguar të hetimeve, si dhe parandalimit të rrethanave që mund të pengojnë zhvillimin e mëtejshëm të procedurës penale.”, thuhet në njoftim.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version