Prokuroria Themelore në Pejë ka bërë të ditur se për 16 muaj ka ngritur 139 aktakuza ndaj 142 personave për veprën penale ‘Ndërtimi pa leje’.
Sipas njoftimit zyrtar, për periudhën kohore janar-prill 2026, janë ngritur 27 aktakuza ndaj 29 personave për këtë veprë penale.
Prokuroria në Pejë mbetet e përkushtuar në luftimin e veprave penale, me theks të veçantë ndaj ndërtimeve pa leje, duke ndërmarrë veprime konkrete hetimore dhe ligjore ndaj personave që veprojnë kundër ligjit, për të mbrojtur rendin juridik dhe interesin publik.
