Site icon Lajmeria.info

Prokuroria në Prishtinë ndërmerr dy aksione kundër krimeve ekonomike dhe korrupsionit

Prokuroria Themelore në Prishtinë ka bërë me dije se, në bashkëpunim me Inspektoratin Policor të Kosovës dhe Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion, janë organizuar dy operacione në disa vende në Prishtinë, Fushë Kosovë dhe Obiliq.

Sipas hetuesisë, dy të dyshuarit dyshohen për sigurimin e pasurisë në mënyrë të paligjshme duke falsifikuar dokumentet pronësore dhe ndryshuar pronarët e pronave.

Pesë zyrtarët e përfshirë akuzohen për tejkalimin e kompetencave ligjore dhe abuzimin e pozitës zyrtare për të përfituar në mënyrë të paligjshme.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version