Site icon Lajmeria.info

Prokuroria Speciale e Kosovës ndalon dy persona në lidhje me rastin ‘Pastrimi’

Prokuroria Speciale e Kosovës ka bërë të ditur se janë ndaluar për 48 orë dy persona të dyshuar në kuadër të hetimeve që po zhvillohen në rastin e koduar “Pastrimi”.

Të ndaluarit me inicialet K.V. dhe F.V. dyshohen për disa vepra penale, përfshirë pjesëmarrje ose organizim të grupit kriminal të organizuar, kontrabandim të mallrave në bashkëkryerje, dokumente të rrejshme lidhur me tatimin, shmangie nga tatimi, shpëlarje të parave, si dhe mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve.

Ndërkaq, prokuroria ka bërë të ditur se ndalimi i tyre është pjesë e veprimeve procedurale hetimore që po ndërmerren në këtë rast.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Më 1 korrik ishin arrestuar edhe nëntë persona në lidhje me të njëjtin rast, ndërsa hetimet nga organet kompetente po vazhdojnë.

Exit mobile version