Site icon Lajmeria.info

Prokuroria Speciale: Hetimet për rastin e dyshuar të krimeve të luftës në Zubin Potok – Detaje të reja

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës ka bërë të ditur se, në koordinim me Policinë e Kosovës, po vazhdojnë intensivisht hetimet lidhur me rastin e dyshuar të krimeve të luftës në komunën e Zubin Potokut.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, deri më tani janë arrestuar tre persona, të cilët dyshohen për kryerjen e veprës penale ‘Krime lufte kundër popullsisë civile’.

Gjatë hetimeve janë kontrolluar disa lokacione.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Prokuroria njofton se gjatë veprimeve hetimore në fshatin Jabukë janë gjetur mbetje mortore, të cilat do t’i nënshtrohen ekzaminimeve mjeko-ligjore dhe analizave të ADN-së për identifikim.

Gërmimet në fshatin Kalludër e Vogël po vazhdojnë.

Hetimet janë duke vazhduar edhe në një lokacion të tretë.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Prokurorja përgjegjëse ishte në vendngjarje së bashku me hetuesit dhe ekspertët forenzikë për të mbikëqyrur veprimet hetimore.

Prokuroria Speciale nuk mund të japë më shumë detaje në këtë fazë të hetimit për shkak të ndjeshmërisë së procedurës.

Informacione shtesë do të publikohen kur kjo të jetë e mundur pa cenuar hetimin.

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version