Site icon Lajmeria.info

Prokuroria Speciale në Kosovë ndalon dy persona në operacionin e ekshumimit të mbetjeve mortore

Gjatë zhvillimit të këtij operacioni, të martën janë ndaluar për 48 orë dy persona të dyshuar, të identifikuar me inicialet M.J. dhe M.B., lidhur me hetimet që po zhvillon Prokuroria Speciale.

Sipas njoftimit të Prokurorisë Speciale, procesi i ekshumimit po realizohet në përputhje me urdhrin gjyqësor dhe standardet profesionale e ndërkombëtare për identifikimin e mbetjeve mortore dhe ruajtjen e provave. “Procesi po zbatohet në përputhje me urdhrin gjyqësor dhe standardet profesionale e ndërkombëtare për identifikimin e mbetjeve mortore dhe ruajtjen e provave, me pjesëmarrjen e institucioneve përgjegjëse dhe ekspertëve përkatës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Speciale.

Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të dy rasteve të hetimit penal që po udhëhiqen nga Prokuroria Speciale, ndërsa autoritetet nuk kanë bërë të ditur detaje shtesë mbi identitetin e mbetjeve mortore apo natyrën e dy rasteve.

Advertisement. Scroll to continue reading.

Prokuroria ka theksuar se informacionet e mëtejshme do të publikohen vetëm në atë masë që nuk cenojnë integritetin e procedurës penale, procesin e identifikimit dhe të drejtat e familjarëve të viktimave. “Institucionet mbeten të përkushtuara për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit, sigurimin e drejtësisë për viktimat dhe familjet e tyre”, thuhet në fund të njoftimit.

Prokuroria konfirmon operacionin për zhvarrosje dhe identifikim të mbetjeve mortore në Zubin Potok

Advertisement. Scroll to continue reading.
Exit mobile version